Medvedev i kundërpërgjigjet Romneyt

Romney bëri këtë koment, ndërsa kritikoi presidentin Barack Obama për sugjerimin se një marrëveshje Washington-Moskë mbi raketat anti-balistike në Europë mund të gjendet, nëse ai do të rifitojë një mandat të dytë.
Në një bisedë joformale gjatë samitit të armëve bërthamore në Korenë e Jugut, Obama u regjistrua duke i kërkuar Medvedevit, që t’i përcillte presidentit të ardhshëm të Rusisë, Vladimir Putin, porosinë se nëse trysnia e Moskës mbi këtë çështje do të reduktohej përkohësisht, atëherë një zgjidhje e mirëpritur nga të dyja palët mund të arrihej brenda pak kohesh.
“Më keqardhje më duhet të them se komentet e Romney duket sikur kanë dalë nga filmat e Holyiwoodit për Luftën e Ftohtë, ndërsa i sugjeroj fuqimisht që të përdorë më shumë trurin përpara se të flasë”, ishte deklarata e ashpër e Medvedev.