Në SHBA bie mbështetja për luftën në Afganistan

Më shumë se dy të tretat e të anketuarve, 69 për qind, thonë se SHBA nuk duhet të përfshihet në luftë.
Para katër muajsh, të këtij mendimi ishin vetëm 53 për qind e të anketuarve.
Rënia e mbështetjes lidhet me vrasjen e ushtarëve të NATO-s nga trupat afgane dhe masakra ndaj 17 civilëve afganë, e kryer nga një ushtar amerikan.
Sondazhi po ashtu gjen se 68 për qind mendojnë se përpjekjet në Afganistan po shkojnë “disi keq”, ose “keq”, që shënon rritje nga 42 për qind sa ishte nëntorin e kaluar.
Pothuajse gjysma, 44 për qind, thanë se trupat amerikane duhet të kthehen në shtëpi para datës së planifikuar, në vitin 2014.
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta tha se “se nuk mund të hyjmë në luftë sipas sondazheve” dhe se misioni amerikan në Afganistan ka për qëllim që “të ruajë edhe SHBA-në, duke siguruar se talebanët dhe Al-Qaida nuk do të mund të gjejnë kurrë më strehë të sigurt brenda Afganistanit”.