E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ansambli Popullor koncert per kater vjetorin e Pavaresise

Në kuadër të katër vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Tiranë u zhvilluan një sërë aktivitetesh kulturore. Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore organizoi një koncertë të veçantë për publikun kryeqytetas.  Me titull “Kosova e Trimërisë” u shfaq dje koncerti ku valltarët dhe këngëtarët e ansamblit përcollën emocione mbresëlënëse përmes një repertori të zgjedhur,vallesh popullore nga të gjitha trevat e Shqipërisë, ku mbizoteronte tematika patriotike dhe atdhedashuria. Kjo atmosferë e ngrohtë dhe e veçantë, e shoqëroi publikun për disa orë në këtë ditë feste. Folklori shqiptar ndër vite me gjithë hijeshinë e tij u ngjit në skenën e këtij koncerti me interpretimin e  solisteve valltarëve dhe këngëtarëve të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›