E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara miratoi rezoluten per Sirine

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që dënon shkeljet e të Drejtave të Njeriut në Siri dhe bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës.  Inisiativa e mbështetur nga disa prej vendeve arabe është përpjekja e fundit për t’i dhënë fund gjakderdhjeve ne vend. Dokumenti i kërkon presidentit të Sirisë, Bashar Al Asad të heqë dorë nga pushteti.  Rezoluta, jo detyruese, u miratua me 137 vota pro, 12 kundër dhe 17 abstenime. Vetot nuk lejohen në Asamble. Më herët Kina, e cila së bashku me Rusinë i vuri veto rezolutës në Këshillin e Sigurimit, duke thënë se dokumenti në fjalë fokusohej tërësisht në regjimin e presidentit Bashar al-Assad dhe nuk i drejtohej aspak opozitës së armatosur. Grupet e të Drejtave të Njeriut thanë se  me shume se 7000 civilë kanë humbur jetën në Siri prej nisjes së protestave kundër presidentit Asad,  prej muajit mars. Ndërkohë që dhuna e forcave të qeverisë së Asad  vazhdon  prej me shume se 2 javësh duke  bombarduar qytete bastione të kryengritësve. Qindra persona kanë humbur jetën  gjatë javëve të fundit në përleshje,  ndërsa rritet  gjithnjë e me shumë frika e perëndimit se Siria po shkon drejt një lufte civile.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›