Bashkepunim mes Teatrit Kombetar te Kosoves dhe te Shqiperise
Tetari Kombëtar i Kosovës dhe Teatri Kombëtar i Shqipërisë këtë vit kanë organizuar një bashkëpunim më të ngjeshur mes tyre. Trupa e Teatrit Kombëtar të Kosovës vazhdon shfaqjet në Tiranë. Pjesa “Nata e 12-të” e Shekspirit këtë fundjavë erdhi në Teatrin Kombëtar nga regjisori kosovar, Ilir Bokshi. Kjo shfaqje vjen si kulmim i aktivitetit një komb një kulturë në ditën e katër vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe do të shfaqet edhe mbrëmjen e së shtunës për publikun shqiptar.