Ansambli i Pallatit të Brigadave, Ministria e Kulturës dhe Universiteti Politeknik punojnë për rijetëzimin e tij

Ministria e Turizmit dhe Universiteti Politeknik i Tiranës, kanë nisur punën për restaurimin e Parkut Historik të Pallatit të Brigadave. Ministria e Kulturës Elva Margariti, tha se menaxhimi i këtij ansambli me vlera historike dhe kulturore do të jetë një vlerë e shtuar për Tiranën.
Eskpertët e Universitetit Politeknik, kanë konstatuar problematika të krijuara nga koha, jo vetëm në godinën kryesore, por edhe te abjektet e artit në parqet e ansamblit. Projekti i ri i menaxhimit të Ansamblit historik do ta sjellë atë në një dimension të ri që ruan historinë dhe vlerat, por edhe do ta bëjë një nga hapsirat më interesante pë ta vizituar në Tiranë.