E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fondi i Komunitetit, Bashkia mbështet në masën 50% projektet për vendosjen e ashensorëve në pallate

Pak ditë më parë ka nisur ndërtimi i kafazit të ashensorit në një pallat në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në njësinë administrative 9  në kryeqytet. 
Pallati 7 katësh është ndërtuar në vitin 1997. Me kalimin e viteve banorët e kanë parë të nevojshme vendosjen e ashensorit. 
Ndërkohë brenda pak ditësh pritet të përfundojë instalimi i ashensorit në një tjetër pallat në njësinë administrative 7 në Tiranë. I ndërtuar para vitit ’90, ky pallat është i transformuar tërësisht edhe me mbështetjen e Fondit të Komunitetit. 
Prej shtatorit të vitit të kaluar përmes Fondit të Komunitetit banorët e pallateve në Tiranë mund të përfitojnë mbështetje financiare në masën 50 përqind për vendosjen e ashensorit. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›