E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ansambli i këngëve dhe i valleve, koncert në Beograd

Për herë të parë i ftuar në Beograd ansambli i kengeve dhe valleve ka dhene 2 koncerte të suksesshme në Serbi. Ne sallen e Madhe Kolarçev te Beogradit u mbajt Koncerti i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë. Kjo shfaqje që dha Ansambli i Tiranës si dhe me pas ajo në manifestimin “Bojcinsko Kulturn Leto” , prezantoi një program te pasur dyorësh, kenget dhe vallet me tradicionale të folklorit shqiptar.

Shfaqjet u ndoqen nga nje publik i gjere ku spikaste prezenca e specialisteve te njohur te folklorit, personaliteteve te kultures ne Beograd. Drejtori i Teatrit kombetar te operas Zhani Ciko thekson se ky koncert është vetëm fillimi i bashkëpunimit kulturor qe i sherben edhe njohjes me te mire te dy popujve dhe kulturave tona.

"Kjo ftese tregon deshiren per te vendosur marredheniet kulturore midis dy vendeve tona, qe gjeografikisht jane mjaft te afert, dhe si pjese e vendeve te Ballkanit kane shume marredhenie ne fushen e folklorit dhe muzikes, te peraferta", u shpreh drejtori i TKOB, Zhani Ciko.

Trupes se Artisteve te Ansamblit Popullor iu rezervua nje pritje e ngrohte nga organizatorët dhe qytetaret e Beogradit, e shoqeruar me nje interes te veçante mediatik. "Ata ndoqen me shume interes, pervec publikut qe kishte marr pjese pati edhe personalitete te fushes se folklorit, fushes se muzikes, qe ndoqen ansamblin", thote Ciko.

Pas këtyre koncerteve Ansambli Popullor i përbërë nga mbi 60 artistë mes të cilëve emrat më përfaqësues të kësaj fushe si Rexhep çeliku, Liliana Cingu, Irini Qirjako, Sabahete Vishnja, Brikena Jaupaj, helga Saraçi, grupi koral, grupi i valleve dhe orkestrina u kthyen në atdhe. Ansambli Shtetëror i kengeve dhe valleve te Shqipërisë, ka 55 vjet jetë dhe deri tani ka shfaqur rreth dhjetëmijë koncerte ne vend dhe ne te gjithe boten.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›