E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi kundër shkarkimit të Diego Maradonës

Talenti i futbollit botëror Lionel Mesi eshte shprehur kunder shkarkimit te Diego Armando Maradones si trajner i kombëtares se Argjentines. Sulmuesi i Barcelones ishte pjese e skuadres argjentinase, e cila deshtoi ne çerekfinalet e Boterorit 2010 pas humbjes se thele 4-0 kunder Gjermanise. Kjo disfate solli dhe shkarkimin e Maradones nga drejtimi i perfaqesueses bardhekalter, duke u zvendesuar perkohesisht nga Sergio Batista deri ne emerimin e trajnerit te ri.

"Nuk doja qe Maradona te largohej nga detyra e tij. Pas eliminimit nga Boterori mendoja se ai do te qëndronte, por gjerat nuk shkuan keshtu. Pergjegjesia ishte e te gjithe skuadres, jo vetem e tij. Gjithsesi tani trajner eshte Sergio Batista dhe une dua t’i uroj suksese”, ka bere te ditur Mesi. Futbollisti argjentinas ka folur edhe per Cesc Fabregas, i cili eshte objektivi numer nje i Barcelones ne kete merkato.

“Mendoj se eshte nje lojtar i madh dhe mua nuk me pelqen te luaje kunder futbollisteve te mëdhenj. Gjithsesi, nuk e di nese do te vije apo jo te Barcelona”, ka përfunduar Lionel Mesi, i cili ishte autori i dy golave ne miqësoren e fundit te Barcelones, e cila mundi 5-2 ne Korene e Jugut skuadren All Star te Seulit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›