E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stallone, në Paris për The Expendables

Pas John Travolta-s, edhe Sylvester Stallone pritet të mbërrijë në Paris për të promovuar filmin e tij të fundit.

Ylli i Hollivudit do të jetë të enjten në Rozni su Bua për të prezantuar “The Expendables”, që në kinematë e Francës del më 18 gusht.

Bashkë me Stallone, i cili do të mbërrijë me helikopter, mund të jenë edhe aktorë të tjerë të filmit, si Jason Statham, Dolph Lungdren dhe Mickey Rourke.

Në filmin e drejtuar prej tij, Stallone ka mbledhur aktorët më të mëdhenj të filmave aksion, kryesisht ata që njihen si të fortët e viteve ’80.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›