E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ansambli kujton babain e koreografise Panajot Kanacin

Ansabli i Valleve nis sezonin artistik me nje koncert dedikuar babait te koreografise shqiptare Panajot Kanaçit në kuadër të 90 vjetorit të lindjes.

Trupa udhëhiqet nga mjeshtri Rexhep Celiku.

Në këtë premierë janë përzgjedhur pjeset më pikante të krijmtarise se koreografit të shquar Panajot Kanaci të cilat edhe në ditët e sotme janë pjesë e repertorit, ndaj per celikun ai duket sikur është mes tyre.

Përvecse vuri themelet e ansamblit, ai ka lëvruar gjini të ndryshmë të valleve.

Koreografi Panajot Kanaci që në vitin 1945 ishte ndër të parët që krijoi grupet e valleve, duke realizuar miniatura baleti dhe valle popullore të krahinave të ndryshme të Shqipërisë. Gjithashtu  ai realizoi baletin e parë kombëtar “Halili dhe Hajria”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›