E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Jashtem Bushati pret ambasadorin Sequi

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, takimin e parë që nga marrja e kësaj detyre e zhvilloi me ambasadorin e Bashkimit Europian, Ettore Sequi. Bushati u angazhua se do të vazhdojë mbi sukseset e qeverisë së mëparshme në rrugën e integrimit të vendit, në bashkëpunim me opozitën.

Puna e socialistëve për integrimin në Bashkimin Europian, do të vazhdojë mbi sukseset e demokratëve. Pas takimit me ambasadorin e BE-së Ettore Sequi, ministry i Jashtëm, Ditmir Bushati, garantoi gjithpërfshirje parlamentare në këtë process.  Ndërsa vetë Sequi i cilësoi si vizionare projektet e Bushatit në drejtimin e diplomacisë shqiptare.  Ambasadori i BE-së aprovoi edhe politikën rajonale të mazhorancës së re, të cilën e përkufizoi me dy fjalë në shqip. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›