E Diel, 1 Nëntor 2026

Antalia 2010 edhe Qerimaj pa medalje

Peshengritje

Edhe Erkand Qerimaj shpresa e vetme e mbetur e Shqiperise per te fituar te pakten nje medalje ne Boterorin 2010 te peshengritjes ka dale duarbosh ne Antalia. Kampioni 22-vjecar e ka mbyllur garen ne peshen 77 kg ne vendin e 6-te ne klasifikimin e pergjithshem. Ketu ka ndikuar edhe paraqitja e dobet ne shkeputje ku shkodrani u rendit vetem ne vendin e nente me 155 kg ndersa kishte deshtuar ne tentativen e pare me 150 kg. Ne stilin e shtytjes shtangisti kuqezi i ka realizuar me sukses te tri provat. Fillimisht ai ka ngritur peshen 185 kg me pas 191 kg ndersa ne tentativen e fundit ka regjistruar peshen 196 kg dhe eshte renditur i katerti. Pas rezultateve ne te dyja stilet ne total kampioni i shumefishte shqiptar ka ngritur 351 kg duke e mbyllur garen ne vendin e gjashte. Kampion bote u shpall armeni Tigran Martirosian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›