Vllaznia - Dinamo ndeshja e Radonjicit

Akuzat e bera ne adrese te teknikut malazez ne lidhje me perzgjedhjet e lojtareve te formacionit e bejne ballafaqimin e se shtunes shume percaktues per fatet e tij ne timonin e Vllaznise.
Sinani Shtubina Belisha Nallbani Kraja Kukaj dhe Grima keto lojtare kaq shume te lakuar gjate periudhes se fundit njeri me i mire se tjetri te cilet secila nga skuadrat e superiore do ti kishte zili per ti pasur ne gjirin e saj qe te gjithe pritet te jene ne stolin e rezervave per ndeshjen e radhes.
Vllaznia-Dinamo cifti i javes se peste te Kampionatit Kombetar te Futbollit qe do te luhet diten e shtune ne stadiumin Loro Borici te Shkodres konsiderohet si me e rendesishmja per fatet e ecurise se Vllaznise ne javet ne vazhdim.
Te tille e ka bere humbja nje jave me pare ne Pogradec me Skenderbeun gje qe nese nuk arrihet te merret nje rezultat pozitiv perballe Dinamos duke pare qe javen e ardhshme udheton ne Kavaje perballe Beses shkalla e veshtiresise shtohet jo pak.
Ndaj ne nje fare menyre keto jane realisht edhe ndeshjet e malazezit te bankines Radonjic i cili eshte ne prove serioze per vazhdimesine e tij ne drejtimin e Vllaznise.
Ne kete kendveshtrim zgjedhjet e tij ne perballjen me Dinamon kane vulen e suksesit apo ne rast te kundert edhe te zhgenjimit te punes se tij ne krye te kuqebluve. Pergjegjesia e Radonjicit shtohet edhe me teper kur humbja e pesuar me Skenderbeun i eshte faturuar teresisht atij pasi sipas specialisteve te futbollit shkodran malazezi nuk diti te menaxhoje si duhet situaten ne skuader sidomos pas humbjes se penalltise nga bashkekombesi i tij Rajevic te cilin duhet ta nderronte pa e lene ate qe te ndeshkohej me te kuqe.
Nderkohe nje nga kritikat e drejtperdrejta adresuar Radonjicit per kete ndeshje ishte edhe mosaktivizimi per asnje minute i Sinanit variant te cilen ka nder mend ta aplikoje edhe per kete ndeshje. Nje qendrim i tille ndaj Sinanit ne opinion interpretohet me situatat problematike te krijuara pas nderrimit qe Radonjic i beri bomberit shkodran ne ndeshjen e para dy javeve me Lacin ne Shkoder duke krijuar nje ftohje mes tyre.
Gjithsesi kjo eshte zgjedhja e vete Radonjicit jo vetem per Sinanin por edhe per emrat e tjere qe permendem me lart te cilet edhe pse jane te gatshem per te dhene me te miren per Vllaznine lihen ne stol.
Per te gjitha keto duhet pritur perfundimi i 90-te minutave te dites se shtune ne Loro Borici per te bere komentet e rastit meritat e suksesit ne rast fitoreje apo pergjegjesite e deshtimit ne rast humbjeje.
Gasper MARKU
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte 23 Shtator 2010