Polemika e Lorik Canes kerkon 11-shen
U transferua me shume buje nga Sanderlendi te Gallatasarai por ky fillim sezoni shenon edhe nje nga periudhat me te veshtira per te si futbollist. Pas humbjes se peshes dhe kthimit te formes mesfushori kuqezi tani kerkon nga tekniku holandez i kuqeverdheve te Bosforit Frenk Rajkard nje shans per te qene pjese e 11-shes titullare. Nga pese ndeshjet e deritashme te kampionatit turk Cana ka luajtur vetem nje here si titullar ne ndeshjen e pare ne dy ndeshje nuk eshte aktivizuar fare dhe dy here eshte futur ne loje si zevendesues ne pjesen e dyte. Sipas gazetes se sportive turke Fotomac mesfushori i Shqiperise ka kerkuar te luaje ne ndeshjen e radhes kunder Istanbul BB. Madje kjo gazete nenvizon se Cana ia ka shprehur zhgenjimin e tij babait Agimit qe njekohesisht eshte edhe menaxheri e keshilltari i tij i pare. Une jam duke bere ate qe duhet bere por nuk po shoh se po tregohet ndonje interesim ndaj meje. Nuk kam ardhur ne Stamboll vetem per te jetuar u shpreh mesfushori shqiptar.