E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antarësimi në NATO e BE, Gruevski:S`do pranojmë të humbasim dinjitetin

Kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi se Maqedonia nuk do të pranojë me çdo çmim anëtarësimin në BE dhe NATO.

"Anëtarësimi në BE dhe NATO mbetet prioritet kryesor, por jo me çdo çmim Maqedonia të humbë dinjitetin. Vendi është i gatshëm për dialog dhe kompromis, por nuk do ti nënshtrohet zgjidhjeve të gatshme të diktuara nga Greqia", deklaroi Gruevski në tubimin vjetor të rinisë së VMRO-DPMNE-së.

Gruevski ka shtuar se maqedonasit kërkojnë respekt nga të tjerët dhe ka të drejtën e mendimit dhe qëndrimit të saj për interesat shtetërore.

Në prag të Samitit të Dhjetorit, Gruevski ka shtuar se pret që të mbretërojnë vlerat evropiane në Bruksel dhe Maqedonia të fillojë negociatat për anëtarësim, paralelisht duke vijuar edhe zgjidhjen e kontestit të emrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›