Aksidenti në rrugën e Elbasanit, vdes 27-vjeçarja
Ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak 27-vjeçarja e cila u aksidentua mbrëmjen e djeshme në kryeqytet pasi makina me të cilën udhëtonte ajo së bashku me 2 persona të tjerë u përplas me një makinë tjetër.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:30 të mbrëmjes në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit ku automjeti një Mini Cooper që drejtohej nga një djalë i cili kishte dy vajza pasagjere është përplasur nga një makinë tip BMW X6 i cili drejtohej nga djali i deputit Gramoz Ruçi, Ledio Ruçi.
Si pasojë e aksidentit u plagos rëndë 27-vjeçarja Brunilda Pinderi e cila ka ndërruar jetë mesnatën e sotme ndërsa drejtuesi i Mini Cooper-it dhe vajza tjetër morën lëndime të lehta.
Sipas policisë fajtorë të aksidentit kanë qenë të dy automjetet për shkak se lëviznin me një shpejtësi tej normave të lejuara dhe nuk kanë respektuar rregullat e qarkullit rrugor.