Antarktidë, një ajsberg i madh sa Nju Jorku
Nju Jork, 5 nëntor NOA - Shkencëtarët e NASA kanë zbuluar një akullnajë në Antarktidë e cila vazhdon në procesin e saj vetëm të zgjerohet dhe me shumë mundësi në vazhdim do të nxjerrë në pah një ajsberg gjigand gati me përmasat e shtetit të Nju Jorkut.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia hapësinore amerikane.
Bëhet fjalë për akullnajën Pine Island, në pjesën perëndimore të Antarktidës dhe gjatësia e tij është të paktën 30 kilometër.
Për sa i përket thellësi ajo arrin vlerën e 50 metrave dhe parashikohet se në fillim të vitit 2012 ajo do të jetë origjina e një ajsbergut me sipërfaqe 880 kilometër katrorë.
r.b/NOA