E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu Jo zgjedhje te parakohshme


Kryeministri grek Jorgo Papandreu po mban fjalimin e tij në Parlament, ku pritet t’i jepet zgjidhja cështjes së ndihmës për krizën e borxhit.

Gjatë fjalimit, Papandreu ka përjashtuar opsionin e zgjedhjeve të parakohshme.

“Më parë duhet të zgjidhet cështja e ndihmës. Do të ishte një papërgjegjshmëri historike dështimi i marrëveshjes së ndihmës”, ka deklaruar Papandreu.

Kryeministri ka bërë të ditur se do të nisë konsultimet për të formuar një qeveri uniteti, me qëllim zgjidhjen e problemeve financiare që kanë përfshirë vendin.

Ndërkohë, në Athinë mijëra protestues janë mbledhur në Sheshin Sintagma Më parë duhet të zgjidhet cështja e ndihmës. Do të ishte një papërgjegjshmëri historike dështimi i marrëveshjes

Jorgo Papandreu
Kryeministër i Greqisë para votimit dhe masat e sigurisë janë përforcuar përreth ndërtesës së Parlamentit.

Liderët e eurozonës druhen se dështimi për të zgjidhur cështjen e krizës së borxhit grek mund të rrezikojë infektimin e ekonomive të tjera të brishta, si ajo e Italisë.

Gjermania ka deklaruar se një referendum për cështjen e ndihmës financiare në thelb do të ishte një votë për të vendosur nëse Greqia dëshiron të jetë pjesë e BE-së.

Vetë kancelarja Angela Merkel deklaroi se stabiliteti i eurozonës është më i rëndësishëm se sa anëtarësimi i Greqisë në Union.

Ndërkohë, liderët e vendeve të G20-ës të mbledhur në Kanë e përfunduan samitin pa publikuar asnjë detaj mbi mënyrën për zgjidhjen e krizës së borxhit. Kriza Financiare
Inspektorët e FMN, në fund të muajit në Romë
Samiti i G20 nuk zgjidh krizën e borxhit
Italia nën monitorimin e FMN-së?

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Programi i Partisë Socialiste
Rama: Pse shqiptarët duhet të na besojnë qeverisjen
Sali Shehu: Beteja ime me Berishën
Berisha prezanton buxhetin e vitit 2012
Itali, vdes nëna shqiptare dhe dy vajzat

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›