Mbyllet misioni i stimuluar në Mars
Itali, 5 nëntor NOA - Është mbyllur misioni i parë i stimuluar në Mars.
Është hapur dera e “anijes hapësinore të sajuar” të eksperimentit Mars 500 dhe pas 520 ditësh izolim janë arritur të nxirren 6 astronautët, mes të cilëve dhe italo-kolumbiani Diego Urbina, siç bëhet e ditur nga mediat italiane.
Misioni ka nisur më 3 qershor të vitit 2010, ku eksperimenti është drejtuar nga Instituti Rus i Problemeve Bio-mjekësore, pjesë e Agjencisë Hapësinore Evropiane.
Gjithçka është zhvilluar në periferi të Moskës.
Psikologët të cilët ishin pjesë e këtij misioni kanë bërë të ditur se 6 astronautët që u kthyen janë shfaqur tepër të stresuar.
r.b/NOA