E Diel, 1 Nëntor 2026

Putin – Europës: Do ju sulmojmë nëse pranoni armë bërthamore amerikane

Vladimir Putin ka paralajmëruar shtetet europiane se rrezikojnë të goditen nga Rusia nëse pranojnë në territorin e tyre armatime bërthamore amerikane. Presidenti rus tha gjithashtu se ishte shumë e vështirë që marrëveshja për kontrollin e armëve bërthamore ishte shumë e vështirë që të prishej.

“Nuk do të mbetet gjë tjetër veç se një garë armatimesh. Nëse SHBA tërhiqet nga traktati, atëherë çfarë do të ndodhë me armët bërthamore që do të ridalin në skenë?”, tha Putin gjatë një konference të përbashkët me Kryeministrin rus, Giuseppe Conte. “Nëse ato vijnë në Europë, atëherë që ne duhet të japim përgjigjen e merituar. Vendet europiane që i pranojnë duhet të kuptojnë që rrezikojnë të jenë shënjestër e sulmeve tona”.

NATO ka bërë të ditur që nuk ka ndërmend të vendosë më armë bërthamore në Europë nëse traktati për kontrollin e armëve bërthamore mes Moskës dhe Uashingtonit, e cila rrezikon të bjerë për shkak se SHBA dhe NATO akuzojnë Rusinë që e ka shkelur. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca nuk kërkonte përballje, por ishte e gatshme që të mbrohet nga çdo kërcënim.

Të enjten, NATO nis stërvitjen më të madhe ushtarake që është kryer ndonjëherë që prej Luftës së Ftohtë. Operacioni do të jetë zmbrapsja e pushtimit të simuluar të Norvegjisë dhe në të do të përfshihen edhe Finlanda e Suedia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

Video e frikshme në Romë: shemben shkallët lëvizëse, plagosen tifozët

“Unë jam një vrasëse… pse nuk më beson policia?!”

OKB dënon Francën: Gabon me ndalimin e niqabit, të ndryshojë vendimi

Të izoluar totalisht, helikopteri e vetmja zgjidhje! – VIDEO

Shokohet bota e arkeologjisë, disa nga dorëshkrimet e Biblës së Detit të Zi janë fallco!

Kalojnë 3 shtete në një javë drejt “tokës së premtuar”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›