E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antenat, Frattini në Beograd: çështja të mos politizohet

Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini ka deklaruar sot nga Beogradi se çështja e antenave të telefonisë serbe në Kosovë duhet të zgjidhet në mënyrë teknike.
"Italia është e mendimit se çështja e rrjetit të telefonisë serbe në Kosovë duhet të zgjidhet në mënyrë teknike dhe të mos bëhet çështje politike", ka pohuar Frattini.
Pas takimit me homologun serb Vuk Jeremiç, Frattini ka folur edhe për samitin e ardhshëm të Sarajevës, duke dhënë sugjerimin e tij për zhvillimin.
"Unë kam propozuar që samiti të mbahet si ai i zhvilluar gjatë presidencës çeke, ku nuk ishte shënuar emri i shteteve", ka saktësuar Frattini.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›