E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reeker: "Emri" po mban peng të ardhmen

Ambasadori amerikan në Shkup, Philip Reeker ka deklaruar se pa zgjidhjen e çështjes së emrit e ardhmja e Maqedonisë do të jetë gjithmonë në pikëpyetje.

"Duhet të gjeni një zgjidhje për cështjen e emrit, ndryshe e ardhmja juaj do të jetë në pikëpyetje", ka pohuar Reeker para gazetarëve.

Ai ka nënvizuar se për të arritur tek zgjidhja e kontestit i duhet kushtuar rëndësi asaj që është e mundur dhe jo të pamundurës.

"Këtë gjë kam 20 muaj që ua bëj të qartë liderëve maqedonas, të cilët duhet të gjejnë një zgjidhje që qytetarët e vendit të ecin përpara", ka shtuar Reeker.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›