Anthony Albanese Kryeministri i ri i Australisë, partia Laburiste në rrugë drejt fitores

Partia Laburiste e Australisë do të rrëzojë konservatorët nga pushteti, ndonëse do të mund të formojë qeveri të pakicës, ka thënë transmetuesi australian, ABC.
Rezultatet fillestare tregojnë po ashtu se koalicioni i kryeministrit konservator, Scott Morrison dhe opozita laburiste, kanë humbur mbështetje ndërsa te partitë më të vogla, sikurse partitë e gjelbra dhe të pavarurit e fokusuar në klimë, ka ndodhur e kundërta.
Anthony Albanese pritet të jetë kryeministri i ri i shtetit, teksa Australia do të ketë Qeverinë e parë laburiste pas gati një dekade.
Asnjëra prej partive nuk pritet të fitojë minimumin prej 76 vënde në Parlamentin me 151 deputetë, mirëpo laburistët janë në rrugë për të fituar më shumë se 70 vënde, ka thënë transmetuesi australian.
Edhe televizioni tjetër, Sky News, ka thënë se laburistët janë në rrugë drejt fitores.
/rtsh/