E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kryeministri portugez vizitë në Kiev, takon Zelensky-n: 250 milion euro ndihmë financiare për Ukrainën

Kryeministri portugez Antonio Costa ka zhvilluar një takim me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë një vizite në Kiev.

Costa i ka ofruar Zelensky-t mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Ukrainën, ndërsa me një postim në Twitter deklaroi se Portugalia kishte rënë dakord të dërgonte 250 milion € ndihmë financiare.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Zelensky tha se shpreson që Ukraina të bëhet një kandidate për t’u bashkuar me Portugalinë dhe 26 vende të tjera si anëtarë të plotë të Bashkimit Evropian.

Nuk ka pasur konsensus brenda bllokut nëse Ukraina duhet të lejohet të anëtarësohet plotësisht./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›