E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Truss: Moldavia duhet të ‘pajiset me standardet e NATO-s’

Moldavia duhet të “pajiset me standardet e NATO-s” për ta ndihmuar atë të mbrohet nga kërcënimi i një pushtimi rus, tha Sekretarja e Jashtme Liz Truss raporton The Telegraph.

Zonja Truss tha se bisedimet ishin duke u zhvilluar me aleatët se si të ndihmonin kombet më të vogla të mbroheshin, ishte e qartë se, pavarësisht suksesit të kufizuar në Ukrainë, presidenti Vladimir Putin ruante “ambicjet për të krijuar një Rusi më të madhe”.

Moldavia, dikur një republikë sovjetike, ndodhet në kufirin jugperëndimor të Ukrainës.

Ajo nuk ndan një kufi me Rusinë, por është afër disa prej rajoneve të pushtuara aktualisht nga forcat ruse në jug të Ukrainës.

Moldavia nuk është anëtare e NATO-s, megjithëse ka aplikuar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian më pak se dy javë pas pushtimit të Ukrainës.

Zonja Truss tha se diskutimet rreth përmirësimit të mbrojtjes ukrainase për të penguar agresionin e ardhshëm do të mbulonin gjithashtu “shtete të tjera të cenueshme si Moldavia”.

“Unë do të doja ta shihja Moldavinë të pajisur me standardet e NATO-s,” tha ajo. “Ky është një diskutim që ne po bëjmë me aleatët tanë.”

E pyetur nëse kjo ishte për shkak se Rusia mendohej se përbënte një kërcënim sigurie për Moldavinë, ajo tha: “Absolutisht. Dua të them, Putini ka qenë i qartë për ambiciet e tij për të krijuar një Rusi më të madhe.

“Dhe vetëm për shkak se përpjekjet e tij për të marrë Kievin nuk ishin të suksesshme, nuk do të thotë se ai i ka braktisur ato ambicie.”

Komentet vijnë vetëm disa javë pas një fjalimi madhor në të cilin zonja Truss tha se Perëndimi “duhet të jetë i përgatitur për një afat të gjatë dhe të dyfishojë mbështetjen tonë” për Ukrainën.

Duke folur në Londër, ajo tha: “Nëse Putin ia del, do të ketë mjerim të mëtejshëm të patreguar në të gjithë Evropën dhe pasoja të tmerrshme në të gjithë globin. Ne nuk do të ndiheshim më kurrë të sigurt.”

Ajo bëri thirrje gjithashtu për një rritje të shpenzimeve të mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar dhe tha se objektivi i NATO-s prej 2% të PBB-së duhet të jetë një “dysheme, jo një tavan”.

Të premten, kryeministri Boris Johnson zhvilloi gjithashtu një telefonatë me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, ku diskutuan aplikimet e fundit për anëtarësim në NATO nga Suedia dhe Finlanda.

Turqia ka sinjalizuar një synim për të vënë veton ndaj aplikimeve, duke akuzuar vendet se nuk mbajnë një “qëndrim të qartë” kundër grupeve kurde që i konsideron si terroriste.

Një zëdhënës i Downing Street tha se Johnson i kishte thënë Erdoganit se Finlanda dhe Suedia do të ishin shtesa të vlefshme në aleancën e NATO-s dhe e kishte inkurajuar atë të punonte me homologët në të dy vendet për të adresuar çdo shqetësim përpara një samiti të NATO-s në Madrid në qershor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›