E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anti- Uzbekistani, kombëtarja e lojtarëve pa ekip

Ervin Skela është i munguari i madh i Kombëtares në listën e thirrur nga trajneri Josip Kuzhe për miqësoren kundër Uzbekistanit, të programuar për më 11 gusht, e që përkon me ndeshjen e 10-të trajnerit kroat në stolin e Shqipërisë.

Në fakt, tashmë pa ekip kapiteni i Kombëtares (ka pasur të dëmtuarin Altin Lala) e kishte bërë publike mosardhjen e tij për miqësoren e katërt të këtij viti. Edhe një fakt tjetër bie në sy: katër lojtarë janë ende pa skuadër, Klodian Duro, Erion Bulku, Dorian Bylykbashi dhe Gilman Lika. Dinamo, me katër lojtarë (Hidi, Balaj, Vila, Muzaka) dominon nga kampionati shqiptar (6 lojtarë në total). Ky është grumbullimi i parë i Lorik Canës si lojtar i Gallatasarajit.

Në listën anti-Uzbekistan bie në sy rikthimi i portierit Arjan Beqaj (mungoi me arsye në ndeshjet kundër Malit të Zi dhe Andorrës). Vija e sulmit përbëhet nga Erjon Bogdani, (Çesena), Hamdi Salihi (Rapid), Edmond Kapllani (Augsburg) dhe sulmuesi i ri Ahmed Jonuzi (Vorskla).

Përfaqësuesja do të grumbullohet më 8 gusht. Për herë të parë një ndeshje e tillë miqësore do të zhvillohet në stadiumin e Durrësit “Niko Dovana”.

Ky stadium sapo ka përfunduar me sukses montimin e impiantit të ndriçimit e do të jetë pikërisht ndeshja Shqipëri-Uzbekistan ajo që do ta inaugurojë atë, duke qenë se takimi do të luhet më 11 gusht në orën 20.30.

Shqipëria ka zhvilluar tri ndeshje miqësore këtë vit, duke i fituar që të tria me të njëjtin rezultat 1-0: kundër Irlandës së Veriut (gol i Skelës), Malit të Zi (gol i Salihit) dhe Andorrës (gol i Salihit).

Shqipëria pozicionohet e 71-ta në ranglistën botërore për muajin korrik, Uzbekistani i 87-ti.

Trajneri Kuzhe në ndeshjet e para të tij, 3 zyrtare dhe 6 miqësore ka këtë bilanc: 4 fitore, 3 barazim, 2 humbje. Edhe një statistikë për trajnerin Josip Kuzhe: 6 ndeshje miqësore, 4 fitore dhe 2 barazime.

Lista e Kombëtares

Portierë
Arjan Beqaj (O.Nikosia)
Isli Hidi (Dinamo)
Samir Ujkani (Novara)
Mbrojtës
Armend Dallku (Vorskla)
Kristi Vangjeli (Aris)
Andi Lila (Tirana)
Ansi Agolli (Karabak)
Endri Vrapi (Skënderbeu)
Debatik Curri (Gençlerbirligi)
Mesfushorë
Lorik Cana (Gallatasarai)
Ervin Bulku (Dnjepër)
Dorian Bylykbashi (Dnjepër)
Klodian Duro (pa ekip)
Jahmir Hyka (Mainz 05)
Gilman Lika (pa ekip)
Emiljano Vila (Dinamo)
Gjergji Muzaka (Dinamo)
Elis Bakaj (Dinamo)
Sulmues
Erjon Bogdani (Çesena)
Hamdi Salihi (Rapid)
Edmond Kapllani (Augsburg)
Ahmed Jonuzi (Vorskla)

Ndeshja luhet më 11 gusht në stadiumin “Niko Dovana”

MIQËSORET ME KUZHENË
Shqipëri-Gjeorgji 1-1
Shqipëri-Qipro 6-1
Estoni-Shqipëri 0-0
Shqipëri-Irlandë e Veriut 1-0
Mali i Zi-Shqipëri 0-1
Shqipëri-Andorra 1-0

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 03 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›