E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shokohet Bajerni, dëmtohet Robeni

Sulmuesi ndërkombëtar holandez i Bajernit të Munihut, Arjen Roben, vuan nga një dëmtim muskulor në kofshën e majtë dhe do të mungojë dy muaj. Lajmin e dha klubi gjerman “Është një shock”, - tha holandezi, i cili do të mungojë kështu në ndeshjet e para të Bundesligës, por dhe në atë të Ligës së Kampioneve, që nisin në muajin shtator. “Behet fjalë për në dëmtim të rëndësishëm”, - shtoi mjeku Myler-Vohlfahrt.

Bajerni rezervon kështu të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim, pasi dëmtimi ka ndodhur përpara fillimit të Kupës së Botës. Roben u dëmtua gjatë ndeshjes së fundit miqësore të Holandës, përballë Hungarisë (6-1), më 5 qershor në Amsterdam.

Presidenti i Bajernit, Karl-Heinc Rumenige kritikoi përfaqësuesen e Holandës dhe deklaroi se do t’i drejtohej FIFA-s për të përcaktuar një ndërmjetës midis dy palëve. “Akoma dhe një herë në duhet të paguajmë faturat e një ekipi kombëtar dhe për diagnostikime jo korrekte. Ne jemi ekstremisht të zhgënjyer”, - deklaroi Rumenige.

“Tipi i dëmtimit që ai ka pësuar normalisht kishte nevojë për katër deri në gjashtë javë për t’u rikuperuar. Medikamenti që më vendosën në këmbë më bëri gati brenda dy javësh, por unë isha vërtet i dëmtuar”, - kishte deklaruar Roben para ndeshjes së fituar kundër Kamerunit (2-1), më 26 qershor, gjatë ndeshjes së tretë dhe të fundit në fazën e grupeve të “Oranje” për Kampionati Botëror.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 03 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›