E Diel, 1 Nëntor 2026

Anti-korrupsioni mbyll rastin Pacolli: Nuk ka prova

Agjencia kundër Korrupsionit ka mbyllur rastin ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behxhet Pacolli, për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme që vërtetojnë dyshimin e bazuar për ekzistimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

"Rasti në fjalë është trajtuar sipas procedurës së paraparë ligjore, për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. Agjencia kundër Korrupsionit, lidhur me ketë rast, ka siguruar dokumente të nevojshme për të nxjerrë vendimin e vet për këtë situatë", thuhet në deklaratën e mekanizmit që lufton korrupsionin.

Rasti Pacolli kishte të bënte me dyshimet për situatë të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, në kohën e nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi në mes të Qeverisë së Kosovës dhe një konsorciumi firmash ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›