E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna dhe trafikimi i grave e fëmijëve, prezente në shoqëri

Pavarësisht se autoritetet e Ministrisë së Brendshme raportojnë se ka një ndërgjegjësim më të madh të femrave, të cilat denoncojnë dhunën në familje, venia dorë e burrit mbi gruan vazhdon të mbetet shqetësimi më i madh, kryesisht në zonat rurale.
 

Përveç dhunës, trafikimi i femrave dhe fëmijëve është një nga hallkat më shqetësuese për rajonin. Bashkimi Europian ka nisur një projekt të përbashkët mes Shqipërisë-Italisë dhe Greqisë për të luftuar trafikimin e fëmijëve. Sipas zv. ministrit të Brendshëm, Avenir Peka, një punë e madhe duhet të bëhet nga strehëzat që ndihmojnë gratë dhe fëmijët e dhunuar të riaftësohen.
 

Ndërsa ambasadori i Italisë në Shqipëri, Masimo Gaiani, tha se Shqipëria nuk qëndron më në vendin e listës problematike për dhunën dhe trafikimin, siç shihej nga të dhënat e INSTAT të 2001.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›