E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polemikat VV-AAK

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Burim Ramadani, vazhdon të mbajë qendrim ndaj deklartave të tij kundër VV.

Në rrjetin social Facebook ai ka postuar një tjetër deklaratë kundër VV, Ramadani ka krahasuar Lëvizjen VetëVendosje me vahabistët lindor, duke përfshi këtu LISBA dhe Gëzim Kelmendin.

Sipas tij, këta janë tri shembuj që flasin të njejtën gjuhë, thonë të njejtat akuza dhe kanë të njejtat bindje. Deputeti i AAK-së, i ka thurur tre shembuj konkret që sipas tij ngjahsojnë të përfolurit si: për gjuhën e njejtë ndaj mësim-besimin nëpër shkolla, kanë shpifje të njejta për AAK-në dhe shprehin urrejtjen e njejtë kundër Skenderbeut dhe vlerave Perëndimore.

“VV, LISBA dhe Gëzim Kelmendi flasin në të njejtën gjuhë, thonë të njejtat akuza, kanë të njejtat bindje.

Tre shembuj konkret:
1. Kanë gjuhën e njejtë për shamitë, mësim-besimin në shkolla dhe vahabistët
2. Kanë shpifjet plotësisht të njejta për AAK-në
3. Shprehin urrejtjen e njejtë kundër Skenderbeut, vlerave Perëndimore dhe dashurinë e njejtë për Orientalizmin (lexoni librat e Hysamedin Ferrajt dhe bindeni. Hysamedini ishte kandidat i VV-së për deputet).

Turp dhe tmerr.”, ka shkruajtur Burim Ramadani. /J.B.//Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›