E Diel, 1 Nëntor 2026

Antibiotiket Vasili Vetem me recete


Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se në skemën e mjekimit për sëmundje të ndryshme infektive apo virale, janë rikthyer medikamente që 10 vjet më parë ishin hequr nga lista për shkak të rezistencës ndaj tyre.

Ministri Petrit Vasili tha se bëhet fjalë për antibiotikë si baktrina apo gentamicina, që kanë një kosto më të lirë dhe sot janë shumë efikase për kurimin e shumë patologjive.

Në ndryshim nga kjo, vitet e fundit, është rritur ndjeshëm numri i pacientëve rezistentë ndaj medikamenteve të shtrenjta, si antibiotikët apo antiretroviralët.

Pas apelit për qytetarët, Ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se në luftën kundër rezistencës ndaj antimikrobikëve duhet të përfshihen dhe farmacistët. Vasili tha se farmacistët duhet të zbatojnë ligjin sipas të cilit, nuk lejohet dhënia e antibiotikëve pa recetën e mjekut specialist.

Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, mësohet se për sëmundje infektive si leshmanjoza, por edhe HIV/AIDS numri i pacientëve rezistentë ndaj mjekimit është rritur ndjeshëm.

Kjo ka rritur koston e shpenzimeve në sektorint e shëndetësisë, për shkak të kohës së qëndrimit të një pacienti në spital. Por rezistenca ndaj antibiotikëve ka rritur dhe numrin e vdekjeve për shkak të mungesës së zëvendësimit të tyre me barna alternativë.

Ministria e Shëndtësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë do të nënshkruajnë një marrëveshje për hartimin e një plani 2-vjecar i cili do të ketë për synim reduktimin e numrit të pacientëve rezistentë ndaj medikamenteve, trajnimin e personelit mjekësor për dhënien me efikasitet të barnave, si dhe ndërgjegjësimin qytetar për të konsumuar barna vetëm me këshillën e mjekut.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga shendetesia Shqiptarët, mjekët e vetvetes
Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili u ben thirrje qytetarëve të mos përdorin antibiotikët, kur ato nuk këshillohen nga mjeku i familjes, shoqëruar me recetën përkatëse. Obeziteti kërcënon fëmijët
Obeziteti dhe kequshqyerja po kthehen në një nga problemet më shqetesuese për Shqipërinë, ku të paktën  mbi 35 % e popullsisë është mbi peshë dhe 20 % e fëmijëve janë obezë. Hundët e zëna? Janë vetëm një ndjesi
Hundët e zëna? Ndoshta varet vetëm nga ajri që thithim. Një studim i institutit amerikan Monell Center, në Filadelfia, ka treguar se shpesh herë bllokimi i hundës nuk shkaktohet nga një pengesë e vërtetë e qarkullimit të fluksit të ajrit. Mjekimi i të moshuarve, botohet protokolli
Të moshuarit nuk do të mjekohen më sipas dëshirës së mjekëve, që për të njëjtën diagnozë shpesh japin mjekime të ndryshme.
Fushatë kundër HIV/AIDS
Përvec edukimit seksual, si lëndë jo më e re në shkollat e mesme, gjimnazistët do të kenë mundësi të marrin leksione online mbi rrezikun që u vjen si pasojë e marrëdhënieve të hershme seksuale apo sjelljeve të lira, lidhjes me shumë partnerë.


Lajmet kryesore

Vendi drejt krizës energjitike
Nuk ka prodhim në vend dhe as para për të importuar
Dritan Prifti dëshmon në gjyq
Zgjedhjet, bashkohen të “vegjëlit”
Aksidenti në Tiranë, vdes një prej vajzave të plagosura
SHBA-Kosovë, memorandum mirëkuptimi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›