E Diel, 1 Nëntor 2026

Kleist - Studiues skeptik i sjelljes njerezore

1777 ne vitin ne te cilin lindi Heinrich von Kleist ne qytetin e tij ne afersi te Frankfurtit mbi Oder u ngrit nje shkolle madheshtore garnizoni. Ajo i ka mbijetuar pa u demtuar trazirave te koherave dhe qe nga viti 1969 aty ndodhet muzeu Kleist. Ai eshte i famshem per eksponatet e tij te gjera dhe konsiderohet prej kohesh si qender kulturore me rendesi kombetare. Vetem vendi mungonte ne menyre te konsiderueshme. Kjo eshte arsyeja perse tani prane nderteses se stilit barok do te ndertohet nje ndertese te thjeshte moderne e financuar nga qyteti i Frankfurtit landi i Brandenburgut dhe federata.

Keshtu ministri gjerman i Kultures Bernd Neumann tha te premten 4.3.2011 se qeveria federale mban mbi vete pergjegjesi kombetare per fushen e kultures per muzeun e Kleist-it dhe mbi te gjitha per trashegimine tone si komb i kultures te cilin e perfaqeson ne nje mase te madhe Heinrich von Kleist.

Shume nderime per Kleistin

Bildunterschrift Varri i Heinrich von Kleist ne Berlin

Bernd Neuman ishte nje nga personalitetet qe nisi vitin e Kleistit 2011 me ceremonine e hedhjes se lopates se pare per ndertimin e muzeut. Per qytetin Frankfurt ne Oder ky ishte nje moment shume i vecante. Sepse qyteti i vogel kufitar jo shume i privilegjuar ne kufi me Polonine shpreson qe zgjerimi i muzeut ti sjelle jo vetem pak me shume shkelqim por edhe mysafire te tjere. Ata sigurisht do te jene te mirepritur ngrohtesisht ne muajt e ardhshem - ne aktivitetet e vitit te Kleistit 2011 per te cilin behet reklame ne gjithe zonen ne qender te qytetit.

Skeptik dhe Moralist

Ne mbare vendin jane planifikuar aktivitete te shumta por pikerendesat lokale te ketij viti te Kleistit do te jene ne qytetin e tij te lindjes ne Frankfurt mbi Oder dhe ne Berlin ku poeti kaloi vitet e tij te fundit dhe ne fund u nda nga jeta. Ketu organizatoret nuk deshirojne te mburren me nje klasik te vjeter por me teper ftojne qe te zbulohet nje poet dhe dramaturg mjaft bashkekohor dhe aktual.
fare e ben te vecante Heinrich von Kleist-in eshte vepra e tij e gjere gjuha e tij thote Volfgang de Bruyn drejtor i Muzeut Kleist ne Frankfurt / Oder. Por pikerisht ne kohen e sotme me thellimin trazirave e ndryshimeve sociale jeta e tij sherben gjithnje e me shume si pike referimi. Per shkak se Kleisti nuk ka gjetur kurre qetesi dhe ka kerkuar gjithmone neper gjithe Evropen per arsimim pune dashuri afersi dhe mbi te gjitha ne kerkim te vetes se tij. Dhe Kleist shton Gnter Blamberger germanist dhe president i shoqates Heinrich von Kleist ndryshe nga poetet e tjere rreth viteve 1800 nuk ishte nje idealist gjerman por me teper nje lloj studjuesi skepitik i sjelljes se njeriut. Kleist tregon personazhe qe veprojne ne jeten e perditshme dhe qe deshtojne. Dhe jo vetem intelektuale jo klasat e arsimuara ai eshte nje skeptik i madh moralist i madh me te vertete i vecante ne letersine gjermane.

Kleist bashkekohesi

Pikerisht per kete arsye ne mbare boten rritet interesit per punen e Heinrich von Kleist-it thote Blamberger. Dhe per kete arsye ai eshte interesant edhe per te rinjte. Ose madje edhe nje sfide. kjo pershtypje i krijohet gjithsesi kujt ecen prane nderteses te gjere te cilen nxenesit dhe studentet e Frankfurtit e kane kthyer ne nje veper te tere arti ne te ashtuquajturen banese kolektive e Kleis-it. Aty secila dhome eshte frymezuar nga nje stacion i jetes apo nga nje citat i poetit ne forme artistike. Ne vendin e punes se nje njeriu te paqete ne nje qeli burgu ne detin e jetes ne valet e te cilit nje njeri i vetmuar kerkon lumturine.

Bildunterschrift Flamuri i vitit Kleist 2011 para bashkise se qytetit Frankfurt Oder

Disa nga artistet e rinj deri ne fund te vitit mund ti takosh here pas here ne ndertesen kolektive te Kleistit. Sepse nganjehere ata marrin pjese ne shoqerimin e vizitoreve ne ndertesen e gjere. Ajo ka terhequr tashme shume frankfurtas te cilet deri tani nuk kishin te benin aspak me poetin. Sepse ata donin te dinin se cfare kuptimi kishin figurat komike te medha sa faqja e murit qe duken permes xhamave te dritareve dhe pema e ngarkuar me shkronja qe arrin deri ne tavan. Per femijet thote 14-vjecarja Laura ky eshte nje kend interesant per te luajtur. Shume te rritur kane gjetur ketu qetesi dhe jane kthyer brenda vetes.

Autorin Silke Bartlick

Redaktion Sabine Oelze

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›