SHBA-Kosove memorandum mirekuptimi

Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë nënshkruar të hënën një memorandum mirëkuptimi, që parashikon vijimin e ndihmës së qeverisë amerikane për forcimin e institucioneve të Kosovës.
Marrëveshja në fjalë, sipas raportimeve të “REL”, u nënshkrua nga presidentja kosovare Atifete Jahjaga dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell.
Sipas burimit, memorandumi nënkupton ndihmën e SHBA për zhvillimin ekonomik të Kosovës, për mirëmenaxhimin e kapaciteteve teknike të administratës tatimore, përforcimin e partneritetit publik-privat për të financuar infrastrukturën publike, etj.
Presidentja Jahjaga e ka vlerësuar memorandimin si shenjë të miqësisë “së përjetshme” mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, e cila sipas saj garanton paqen në rajon.
“Ky është shembulli i një partneriteti të mirëfilltë, që bazohet ne vlerat e demokracisë amerikane që respektojnë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe që sigurojnë një zhvillim të proceseve demokratike me pushtete të ndara, me kontroll parlamentar të qeverisjes, pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e shtypit”, ka deklaruar Jahjaga.
Në të njëjtën linjë është shprehur edhe ambasadori Dell, i cili ka vlerësuar se memorandumi është një hap më shumë në forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes SHBA dhe Kosovës.
“REL” njofton më tej se objektivat e parashikuara në marrëveshje do të arrihen përmes mbështetjes që Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, do t’u japë institucioneve të Kosovës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Tadic: Njohja e Kosovës, në asnjë rrethanë
Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se bisedimet teknike me Prishtinën nuk do të sjellin njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Bruksel, përfundon takimi për lëvizjen e lirë
Ka përfunduar takimi i parë mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Bruksel ku është diskutuar për zbatimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë. Bisedimet, Thaci: Veprojmë në bazë të kushtetutës
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke u ndalur te çështjet që pritet të diskutohen në Bruksel, në mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, ka deklaruar se gjithçka që është në përputhje me Kushtetutën, ligjet e Kosovës dhe standardet evropiane, për Kosovës do të jetë e pranueshme. “Çohu”, kritika privatizimit të PTK-së
Organizata “Çohu” prezanton fakte të reja, për se dështoi tenderi për privatizimin e PTK-së. Bisedimet Kosovë-Serbi
Delegacioni i Kosovësi udhëhequr nga zëvendës/kryeministrja Edita Tahiri të dielën ka udhëtuar për në Bruksel për të marrë pjesë në raundin e shtatë të dialogut teknik që do të mbahet më 21 dhe 22 nëntor 2011.
Lajmet kryesore
Vendi drejt krizës energjitike
Nuk ka prodhim në vend dhe as para për të importuar
Dritan Prifti dëshmon në gjyq
Zgjedhjet, bashkohen të “vegjëlit”
Aksidenti në Tiranë, vdes një prej vajzave të plagosura