E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Antibiotikët jepen dhe merren pa kriter, Tafaj: Mjekët jo gjithmonë vendosin diagnozë të saktë

Përdorimi pa kriter i antibiotikëve nuk vjen vetëm nga dhënia pa recetë e tyre nëpër farmaci por edhe si rezultat i pamundësisë që mjekët tanë kanë për të vendosur një diagnozë të saktë.

Shefja e laboratorit Mikrobiologjik në Spitalin universitar “Shefqet Nroqi”, Silva Tafaj tha se mjekët shpesh janë të detyruar të japin një mjekim empirik,  nga përvoja, pasi nuk kanë analizë mikrobiologjize të shkakut.

Shefja e Laboratorit thotë se ka ardhur koha që në Shqipëri të hyjë testimi sindormik, “real time PCR” që jep në kohë reale shkaktarin mikrobiologjik të një infeksioni bacterial.

Gjatë dhe pas pandemisë përdorimi pa kriter i antibiotikëve është cilësuar si një problem shumë madhor në mjekësi. Mjekët mikrobiologë janë të shqetësuar për fatin e trajtimit të shumë sëmundjeve të vështira që sa vijnë e po bëhen shumë rezistente ndaj antibiotikëve.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›