Antibiotikët, mjekët: Kujdes me përdorimin pa kriter dhe pa recetë
TIRANË - Kujdes me përdorimin pa kriter të antibiotikëve dhe pa recetën e mjekut. Ky është apeli i herëpashershëm i specialistëve të shëndetësisë për të gjithë qytetarët, por edhe për farmacistët dhe vetë mjekët, të cilët nuk duhet të japin këto barna pa kriter, por kur është e nevojshme.
"Antibiotikët duhet të merren vetëm me përshkrimin e mjekut dhe jo duke u drejtuar në farmaci pa konsultën me të. Kjo është dhe mënyra më e mirë për shmangien e rezistencës së antibiotikëve", pohojnë specialistët.
Studime të ndryshme kanë treguar se përdorimi i antibiotikëve është shpesh herë i gabuar; nuk përdoren siç duhen, nuk zgjidhen ata që duhen, nuk zgjidhen në kohën dhe në vendin e duhur, në kohëzgjatjen e duhur dhe ashtu siç duhet.
Rezistenca e baktereve ka ardhur si pasojë e përdorimit të paarsyeshëm e në masën përtej normales të antibiotikëve. Ndërkohë, shtimi i mikrobeve rezistente ndaj antibiotikëve është kërcënim për jetën e pacientëve në spitale për shkak se infeksionet e mbivendosura me baktere rezistente zgjasin ditët e qëndrimit të pacientëve në spitale, duke rritur koston e trajtimit; sëmundja vështirësohet dhe rritet vdekshmëria, ndërsa përzgjedhja e antibiotikëve të duhur bëhet më e vështirë dhe shpesh mjekët janë të detyruar të fillojnë terapinë me më shumë se dy antibiotikë.
Dy studime të ndryshme nga Instituti i Shëndetit Publik, kanë treguar që gati 30 % e plagëve operatore janë të infektuara dhe 20-30 % e tyre kanë antibiotiko-rezistencë. Një vlerë e rëndësishme e antibiotiko-rezistencës ka dalë dhe gjatë një studim tjetër në lidhje me stafilokokun në të gjitha sallat dhe plagët operatore në disa spitale të vendit që ka rezultuar me një përqindje të lartë rezistence, në 30 %.
Sa i takon statistikave nga vende të ndryshme, studimet botërore ofrojnë një luhatje jo të vogël mes vendeve të Europës. Sipas organeve kompetente të mbikqyrjes, shkalla më e ulët e rezistencës vihet re në vendet e Skandinavisë, Balltikut dhe Hollandë (1-10%). Në krah të kundërt si shkallë më e lartë është Ballkani, Italia, Spanja e Portugalia (30-50%).
(a.k/ata/BalkanWeb)