E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klop: Tani ndaj Realit do të jetë më ndryshe

Dortmund është përballur me sukses këtë sezon ndaj Realit, por ndeshja gjysmëfinale ka një histori të ndryshme dhe këtë e di shumë mirë edhe trajneri i skuadrës gjermane, Jurgen Klop, që thotë: "Reali është një skuadër e ndryshme nga ajo që u përball me ne në ndeshjet e grupit. Në këto takime mungoi Marçelo, një nga mbrojtësit më të mirë. Ata janë bërë një skuadër më e fortë, por edhe ne kemi evoluar. Do të luajmë për t'u dëfryer dhe me shumë dëshirë, sepse jemi në gjysmëfinale". 
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›