Juventus, asnjë humbje në prill ndaj Milanit
Juventus-Milan do të jetë supersfida e javës së 33-të e Serisë A. Në pritje për të parë duelin në fushën e lojës, statistikat historike janë ato që i bëjnë bardhezinjtë superfavoritë për fitoren e këtij takimi. Fakti është që në muajin prill kuqezinjtë kanë dalë gjithmonë të humbur nga transferta torineze. Ky duel, në prillin e vitit 1986 përfundoi me fitoren 1-0 të Juventusit, në prillin e 2002-shit bardhezinjtë triumfonin sërish me të njëjtin rezultat, ndërsa në 2008-n rezultati final ishte 3-2.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)