Antidroga Kukesi te hiqet nga harta e Kanabisit

Megjithë tendencën në rënie, qarku i Kukësit vijon të mbetet në hartën e rajoneve ku bimët narkotike kultivohen, sidomos në zonat e thella malore të Tropojës. Shefi i Forcave Speciale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Shemsi Premçi ka kërkuar nga Kukësi bashkëpunim ndërdikasterial me qëllim që edhe qarku veri-lindor të hiqet përfundimisht nga harta e zonave që kultivojnë bimë narkotike .
“Tolerancë zero për rastet e implikimit të forcave të policisë dhe funskionarëve të pushtetit vendor në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal. Ky implikim ka penguar në mënyrë të ndjeshme punën identifikuese, parandaluese dhe goditëse ndaj këtij fenomeni”- tha Shemsi Premçi, shef i Forcave Speciale.
“Strukturat e policisë së qarkut të Kukësit në punën për goditjen e këtij fenomeni kanë pasur mbështetjen e ministrisë së Brendshme dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku në rastet ku është kërkuar nga ana jonë, na janë vënë në dispozicion automjete dhe helikopterë për kontrollimin e zonave malore dhe kryerjen e operacioneve policore”- tha Sadri Ramçaj, drejtor i DPQK-së.
Në qarkun e Kukësit kultivimi i bimëve narkotike ka nisur që në vitin 1995 ku u zbuluan 3 raste, ndërkohë që ka kulmuar në vitin 2006-2007 ku u asgjësuan 21 mijë rrënjë bimë narkotike. Në vitin 2008 u konstatuan 6 raste në 2009-ën, 8 dhe në 2010-ën 5 raste që kishin kultivuar bimë narkotike. Të gjitha bimët e asgjësuara ishin mbjellë në fshatrat e komunave Lekbibaj, Bytyq dhe Llugaj të Tropojës.
Flutura Tota