E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i ri i FRESSH Rama Beni gare te ndershme

5 Maji, dita qe na kujton vepren dhe perpjekjen e deshmoreve per te ndryshuar Shqipërinë frymezoi socialistet per te nisur ringritjen e formunit politik te te rinjve.

Te rinjte e FRESSH u mblodhen te shtunen ne kodrat e liqenit ne Tirane, nga ku shpallen nisjen e gares per zgjedhjen e kryetarit te ri te forumit eurosocialist.

Ne gare jane gjashte kandidatë, te cilet do te paraqesin ne takime te hapura me te rinjte ne qytetet kryesore te vendit, platformat e tyre. Duke pershendetur te rinjte, kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, u kerkoi kandidateve te bejne gare model dhe te ndershme, per te treguar se ata perfaqesojne njerezit qe duan te ndryshojne Shqiperinë.

Zoti Rama u drejtoi te rinjve nje fjalim me karakter te theksuar politik dhe elektoral. Duke permendur shume nga pikat e programit qe Partia Socialiste po pergatit per qeverisjen e vendit, kreu i opozites, kerkoi qe ky dokument politik per nje Rilindje Shqiptare te misheroje edhe rrugen e te rinjve drejt sfidave te ardhshme.

Gara perfundon me 12 qershor, kur do te zhvillohet edhe kongresi zgjedhor i nje prej organizatave socialiste me te rendesishme ne historine e partise roze.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›