E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antigoneja, çel sezonin, këtë vit edhe turizëm malor

Antigoneja çel sezonin turistik. Prioritare këtë vit do të jenë destinacione të turizmit malor, Parku Kombëtar Arkeologjik, dy kisha të restauruara rishtas si dhe një numër i madh objektesh të trashëgimisë historike dhe natyrore. Në funksion të vizitorëve janë vendosur gjithashtu dhe 6 hane .
Festimet për të celebruar çeljen e sezonit u përqëndruan tek gatimet tradicionale të zonës, ekspozimi i objekteve të artizanatit si dhe qethja simbolike e bagëtive që lidhet edhe me profilin blektoral të tyre.
Vitin e kalur komunën Antigone e Gjirokastrës që ofron dhjetra atraksione turistike e kanë vizituar mbi 6000 mijë turistë shqiptar dhe të huaj. Vënia në funksion e gjashtë haneve pranë parkut arkeologjik, pritet që të dyfishojë numrin.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›