E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfindustria: Biznesi po vuan mungesën e kreditimit, qeveria të ndërhyjë

Biznesi po vuan mungesën e kreditimit. Konfindustria i bën apel qeverisë shqiptare dhe Bankës së Shqipërisë që të ndërhyjë për të përmirësuar situatën e cila rrezikon qëndrueshmërinë e ekonomisë në vend. Mbështetur në të dhënat e ardhura në mënyrë të vazhdueshme nga industritë kryesore të vendit, Konfindustria shpreh shqetësimin për mungesën e ndjeshme të likuiditetit në treg në periudhën e 3 mujorit të parë te vitit 2012 me të cilën ndeshen bizneset dhe sidomos industritë me pasoja të rënda e afatgjatë për zhvillimin ekonomik dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptarë.

Konfindustria vlerëson, se ështëë krejtësisht e papranueshme dukuria e mësiperme në ekonominë reale ndërkohë, që sistemi bankar shqiptar zotëron sasitë më të mëdha likuiditetit në krahssim relativ me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ndërkohë që ekonomia në vend haset me mungesa të skajshme të likuiditetit. Sipas të dhënave mësohet se vetëm në 5 mujorin e parë të vitit 2012 në sistemin bankar shqiptar kanë hyrë mbi 700 milion euro kryesisht nga Greqia, ndërkohë që masa e kreditimit të ekonomisë shqiptare për të njëjtën periudhë paraqitet në rënie. Pasoja të drejtpërdrejta të mungesës së likuiditetit për biznesin në treg, që prodhojnë për tregun e brendshem për 3 mujorin e parë të vitit 2012, janë : Rënia e treguesit të shitjeve për grupet kryesore të industrive që prodhojnë për tregun e brendshëm.

Rënia e treguesit operativ të fitimit për të njëjtën periudhe dhe për të njëjtin grup industrish, duke arritur në shifër absolute në kufijtë afër zeros për një pjesë të madhe të industrive vendore. Konfindustria vlerëson, se një situatë e tillë do ta fuste ekonominë e vendit në një cikël të mbyllur e negativ me pasoja të rënda në qëndrueshmërinë makroekonomike të vendit. Mjaft i ulët gjithashtu përcaktohet edhe niveli i jetës së qytetarëve shqiptare që përcakton nivelin e konsumit të mallrave dhe shërbimeve bazike më të domosdoshme të jetesës dhe çdo rënie e mëtejshme e treguesit të shitjeve dhe treguesit të fitimit do të çonte deri në falimentim para së gjithash industritë prodhuese vendore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›