”Antikorrupsioni”, të premten Xhafaj konstituon strukturën e Komisionit

Java e dytë e qershorit po mbyllet me dinamika, që plotësojnë disa nga vendimet e marra së fundmi nga Kuvendi.
Një nga këto vendime është ai për ngritjen e Komisionit Antikorrupsion, i cili drejtohet nga Fatmir Xhafaj dhe, sipas burimeve operative të informacionit, mësohet se Komisioni do të konstituohet nesër.
Komisioni do të ketë 11 anëtarë, 6 nga PS dhe 5 nga opozita. Kjo e fundit nuk ka dorëzuar ende një emër për nënkryetarin si post që i takon nga vendimi i Parlamentit.
Deri më sot askush prej deputetëve të pakicës që janë në këtë strukturë nuk e ka refuzuar me votë në parlament duke u shprehur kundër.
Gazetare: Sonila Agostini
/rtsh.al/