Antikultura e lulezuar Shqiptare

Kemi prej disa kohesh mundesine e pakufizuar qe te shohim filmat medioker shqiptare te para viteve 90. Pamvaresisht nje nostalgjie qe ata realisht percojne per ata qe i kane jetuar ato vite bindemi ne distance kohore se me e shumta jo vetem qe nuk i qendron kohes por jane shkolla me e mire se si nuk duhet bere arti. Realizimi i dobet i kushtezuar nga metoda e realizmit socialist ben qe te perceptohet fare mire antikultura e thelle qe del nsiperfaqe nga pothuaj cdo pore e realitetit ne te cilen kemi qene te shtrenguar per te jetuar ate palo jete qe jetohej ato vite.
Tek ke mundesi ta shohesh e ta rishohesh ta degjosh e ta ridegjosh ate mizerabilitet te dialogeve te ketyre filmave te shumte ato fytyra te cfytyruara dashnoresh pa dashuri ata sekretare partie me ze te bute mendim te thelle e me cingar te dredhur ate antioksidentalizem burrnor dhe shpifarak kupton edhe njehere ne nje refleksion te riperseritur djepin e antikultures qe ka nanurisur pinjolle te shumte qe dje por edhe sot japin tonin e tyre medioker ne shoqerine rremujaxheshe shqiptare.
Kur sheh e risheh se sa te poshtera konsideroheshin ato koncepte dhe gjera qe sot jane norme e zakonshme jete kur mjerohesh tek kujton se sa shume pavertetesi dhe hipokrizi stisej ne filma romane e vargezime per Partine dhe te ashtuquajturin Njeriu i Ri te rizgjohet dyshimi per produktin e kesaj antikulture produktin e saj te sotshem vetekuptohet.
Dhe megjithese kane kaluar mjaft vite sot stafeten e nje pjese te politikes dhe te nje pjese te opinionberjes e kane ne dore produkte ose nenprodukte te kesaj antikulture me lidhje te qarta me origjinen fillestare burimore doktrinen e hipokrizise universale ose shqip shkollen e shpifjes per shpifje.
Sepse nuk ka se si shpegohet qe eshte kaq semundje e perhapur dhe kaq gjeresisht debateve dhe ekraneve foltoreve dhe kafeneve.
Dhe eshte krijuar kesisoj nje tip derderllitesi modern me brendi te vjeter dhe kostum francez te ri apo zhaqete italiane te prerjes se fundit. Nje tip hibrid dhe pa personalitet shtiranak profesionist pa identitet te rritur dhe te nanurisur ne parazitizem te plote qe flasin ne emer te vlerave te larta abstrakte mbushur vete deri ne fyt me jovlera dhe mbi te gjitha me shterpesi te thelle dhe te pakorrigjueshme.
Shoqeria paguan para ne dore dhe nen dore per ata ne menyren me absurde duke blere me flori fjalen e tyre te rreme e cila buron nga boshlleku dhe shkon ne boshllek. Qellimi eshte vetem hutimi dhe krijimi i nje shoqerie te hutuar te peshtjelluar dhe kaotike qe nuk gjen dot zgjidhje dhe nuk ben dot nje zgjedhje midis me pak te keqes dhe te keqes midis me pak te mires dhe te mires.
Ne kendin tjeter ndeshim ne mungesen e thelle te dominimit te shpirtit rebel me mesazh te qarte dhe njekohesisht konkret e te angazhuar.
Kjo shihet ne debatet e porsa lindura per Zgjedhjet Lokale per qytetet dhe komunat e Shqiperise. Ca e ca duke mbajtur nje baraslargesi nga Rama dhe Berisha japin nen rrogoz mbeshtetje te terthorte ose njerit ose tjetrit.
Ata duke stisur nje prototip dhe model utopik inegzistues e pra nje skulpture te vdekur prej mermeri fjalesh te arnuar nga citime librash te famshem ata te denuarit e te qenit te pafamshmit e perjetshem ngrene nje peshore virtuale ku ne njeren pjate te se ciles vene skulpturen e vdekur dhe ne pjaten tjeter personat e gjalle te shoqerise.
Dhe gjithmone sipas tyre gjithmone skulptura peshon me shume se cilido dhe se cdokush ne pjaten tjeter. Mirepo nuk kenaqen me kaq hipin edhe vete mbi pjaten e peshores dhe bertasin per te bindur kuc e mac se edhe byth e tyre peshon me shume se kushdo tjeter Nje modesti rrenqethese dhe vrastare apo jo
Nje palo shfaqje qe kuterbon mediokritet dhe perbehet nga nje rrjete kompleksesh qe mpleksen ne korridoret e errata e pa rrugedalje te ca shpirtrave te vegjel e te pasherueshem nga vogelsia.
Mirepo nese nga njera ane politika dhe opinonzhberesit e terheqin per hunde shoqerine tone te nenshtruar nga ana tjeter te nenshtruarit nuk i nenshtrohen dot vullnetarisht rregullave me minimaliste te bashkejeteses ne nje qytet ne nje godine nje nje studio televizive apo ne nje autobus.
Kjo antikulture e rrenjosur thelle stimulon arrogancen e atyre politikaneve qe ndjehen si pushtetaret e dikurshem te pagjykueshem te pandeshkueshem dhe te gjitheditur. Perkundrejt apo me sakte nen kembet e tyre qendron klani medioker i opinionzhberesve kritikues zanatcinj sidhe shoqeria 8211 turme qe ushqehet me kotheret e dijes se tyre te grumbulluar por te patretur me telenovela dhe telekomunikim informativ me se shumti te manipuluar.
E pra nje antikulture corientuese rrenjethelle dhe mjerisht me te ardhme jetegjate ne kete Vend ku klima qe kemi ben te rritet e te lulezoje cdo lloj ferre vetem ferre te jete.
Ata qe Punojne dhe Bejne duhet te heshtin.
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme