E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne pritje per te pare Presidentin Pacolli

Ajo mori e pashtershme zbulimesh rreth personazhit Pacolli e ka pasur gjithsesi te miren e vet. Mund te thuhet pa e tepruar se qytetaret e Kosoves e njohin sot personalitetin njerezor te Presidentit te tyre shume e shume me mire nga cnjihnin personalitetin njerezor te Rugoves apo te Sejdiut. Nuk ka me asnje rendesi orvatja per te ndare ceshte e vertete e ceshte e sajuar ne ato qe jane thene e sterthene rreth jetes personale8230

Nga Besnik Mustafaj

Gjate me shume se kater vjeteve qyshkur Bexhet Pacolli u kthye ne Kosove per tu perfshire ne politike rreth figures se tij jane publikuar nje mori e pafund faktesh qe kane prekur gjeresisht jeten e tij private menyren e tij te pasurimit marredheniet e tij me Serbine e posacerisht me Miloshevicin marredheniet e tij me Rusine ku ne qender sigurisht ka qene Jelcini dhe familja e tij e plot e plot aspekte te tjera. Shume pak fare pak madje kam pare te merren ne shqyrtim qofte nga mediat e qofte nga kundershtaret e tij politike qendrimet e deklarimet e tij politike qofte si deputet ne Kuvendin e  Kosoves  e qofte si kryetar partie.

Nje shproporcion i tille i dukshem i vemendjes se opinionit publik e politik te Kosoves midis asaj qe kishte bere Pacolli kur nuk perfaqesonte asgje tjeter vec vetes e kompanise se vet dhe asaj qe bente tashme  si perfaqesues i popullit te Kosoves me eshte dukur si shprehje e kureshtjes se semure me te cilen rrethohen gjithandej ne kohen tone staret. Kam menduar gjithashtu se kjo i ka pelqyer edhe vete Pacollit i cili kishte punuar e kishte arritur ta ndertonte jashte Kosoves profilin e vet prej star-i. Ai thjesht po e transferonte ne Prishtine kete profil. Por me ka rene gjithashtu ne sy moskokecarja e tij per te ndertuar krahas kesaj edhe profilin e nje politikani te angazhuar seriozisht ne fatin e Kosoves. Me aq sa kam mundur une ta ndjek nga larg jeten politike te Prishtines me ishte krijuar pershtypja se ai nuk kishte ndonje ambicie te madhe politike aq me pak kisha arritur ndonjehere te mendoja se ai pergatitej te merrte persiper rolin qendror sic eshte ai i Presidentit te vendit te vet.

Ajo mori e pashtershme zbulimesh rreth personazhit Pacolli e ka pasur gjithsesi te miren e vet. Mund te thuhet pa e tepruar se qytetaret e Kosoves e njohin sot personalitetin njerezor te Presidentit te tyre shume e shume me mire nga cnjihnin personalitetin njerezor te Rugoves apo te Sejdiut. Nuk ka me asnje rendesi orvatja per te ndare ceshte e vertete e ceshte e sajuar ne ato qe jane thene e sterthene rreth jetes personale profesionale apo publike te Pacollit. Nje merak i tille do te kishte kuptim vetem deri ne zgjedhjet e pergjithshme te dhjetorit te kaluar kur ai u paraqit perseri para elektoratit dhe u rizgjodh deputet ne Kuvendin e Kosoves. Ligjerisht dhe as publikisht mandati i tij i dyte parlamentar me sa kam une dijeni nuk eshte kundershtuar. Po te pranojme se populli nuk gjykohet per zgjedhjet qe ben ne demokraci kjo fitore e dyte shenon per vete Pacollin nje arritje thelbesore. Numri i mjaftueshem i votave qe mblodhi rreth emrit te vet si dhe te partise qe kryesonte vulosi  te drejten e tij per tu ndiere rehat me te kaluaren e vet. Dhe kjo nuk eshte pak sidomos sot qe  duhet te perqendrohet ne permbushjen e pergjegjesive shume te larta qe mban si President i Republikes.

Pak jave pasi kishte marre mandatin e tij te dyte si deputet ne Kuvendin e Kosoves ai u ballafaqua edhe nje here madje me ashper se kurre me pare me vemendjen e opinionit publik si edhe me gjykimin e kolegeve te vet deputete si kandidat per President i Republikes. Midis kohes se rikonfirmimit si deputet dhe paraqitej si kandidat per postin e Presidentit te Republikes ishte nje periudhe tjeter e mjaftueshme qe te shpalosej serish nga e para e gjithe e kaluara e tij. Kandidimi i tij deshmonte gjithsesi se kushtet ligjore te parashikuara nga Kushtetuta ai i plotesonte. Votat qe mori ne mbyllje te procesit zgjedhor brenda Kuvendit te Republikes tashme jane prove se ne gjykimin e me shume se gjysmes se kolegeve te vet deputete ai i plotesonte edhe kushtet morale per ta drejtuar vendin. asti solemn i berjes se betimit nga ana e tij do te duhej te shenonte nje kthese te plote edhe ne sjelljen e kritizereve te tij. Sipas mendjes sime nuk ka me asnje logjike qe kritizeret e tij ne media apo kundershtaret e tij brenda politikes ti kujtojne atij grate parate marredheniet me Jelcinin apo takimin me Miloshevicin. Per te gjitha keto ai ka marre verdiktin perfundimtar atje ku e merr verdiktin nje politikan edhe drejtperdrejte ne popull edhe ne Parlament. Ne kete verdikt sigurisht qe nuk perfshihen faktet e reja nese zbulohen te tilla. Por do te ishte nje ushtrim i padobishem per cilindo ripertypja mediatike e gjerave te thena e te sterthena.

Tashme Bexhet Pacolli eshte legjitimisht deri ne nje vendim te kundert te Gjykates Kushtetuese President i Republikes. Ai duhet mbajtur ne vazhdim ne vemendjen e opinionit publik dhe te opinionit politik per ato qe kryen apo edhe nuk kryen si Kryetar i Shtetit e jo me per te djeshmen e tij. Nje vemendje te tille serioze nuk po e shoh te shfaqet. Duket se kritizeret e tij te shumte i kane ende oret te kurdisura kryesisht ne te kaluaren parapolitike te Bexhet Pacollit. Me batarete e tyre ata mund te destabilizojne sadopak Presidentin Pacolli sidomos e kane te lehte ta destabilizojne nje President fillestar por nuk e delegjitimojne dot ate kjo dihet qe do te thote se terthorazi demin me te madh ia bejne vendit duke ulur a priori cilesine e punes se Kryetarit te Shtetit. Nderkohe nuk kam degjuar njeri ta ngreje zerin per shembull pse po hesht Presidenti i Republikes ne kete moment qe eshte me rendesi te jashtezakonshme ne jeten e sotme e te ardhme te Kosoves. Fjala eshte per celjen e bisedimeve Prishtine-Beograd. Pavaresisht se delegacioni eshte me kompozim qeveritar fusha e veprimit te tij prek pak a shume te gjithe interesat e shtetit perjashtuar detyrimisht integriteti territorial i Republikes. Ne keto rrethana roli i Kryetarit te Shtetit eshte i shumanshem dhe i dores se pare aq sa nuk mund te zevendesohet kurrsesi me protagonizmin kryeministror te Thacit i cili duket se pelqen te marre shpesh para kombit edhe pergjegjesi qe Kushtetuta nuk ia jep.

Ne nje shtet sovran -republike parlamentare -mandati i nje delegacioni te tille percaktohet qartazi nga Kryetari i Shtetit. Kjo i jep te drejten dhe detyrimin Presidentit te Republikes qe te percaktoje edhe kuadrin e veprimit te delegacionit. Presidenti keshtu me zyren e tij mund te kryente edhe transparencen e kerkuar te bisedimeve me aq sa ta gjykonte ai te dobishme per ta informuar kombin pa demtuar mbarevajtjen e punes se delegacionit. Kjo nuk do te perbente menjanim te Parlamentit. Perkundrazi do e lehtesonte Parlamentin nga disa debate te parakohshme dhe jo doemos konstruktive. Funksioni i vertete i Parlamentit per sa u perket ketyre bisedimeve do te duhet te filloje vertet me tere peshen e tij historike kur bisedimet te mbyllen. Dihet se asnje marreveshje e arritur nuk do te kete vlere pa u ratifikuar ne Kuvendin e Kosoves. Aty e vetem aty ne Kuvendin e Kosoves duke filluar nga komisionet parlamentare e deri ne seancat plenare. do te shoshitet do te vleresohet e do te legjitimohet rezultati perfundimtar i bisedimeve. Deputetet nuk kane arsye te tregohen te paduruar.

Botuar ne gazeten Panorama

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›