Antiraketa, përfitimet e Shqipërisë. Përzgjedhja nga ekspertët e NATO-s
Eksperte te NATO-s do te vijne se shpejti ne Shqiperi per te vleresuar nese ekziston terreni i pershtatshem per vendosjen e sistemit te mbrojtjes antirakete. Kete e konfirmon per ALSAT shefi i Shtabit te Përgjithshem te Ushtrise, gjeneral brigade, Maksim Malaj. Ashtu si nje dite me pare kryeministri, dhe gjenerali Malaj, thekson se Tirana zyrtare nuk ka kundershtime per vendosjen e ketij sistemi.
“është një proces i cili do të kërkojë një studim dhe një analizë të gjithanshme të të tërë faktorëve gjeostrategjikë dhe nëse ekspertët vendosin që Shqipëria duhet të jetë vendi ku duhet vendosur, padyshim është një detyrim i yni. Ne, krahas masave që merr Aleanca do të detyrohemi të ofrojmë kapacitetet tona në mënyrë që kjo detyrë të gjejë në zbatim” tha Malaj.
Shefi i Shtabit te Pergjithshem flet per perfitimet qe do te kete vendi yne nga vendosja e nje sistemi te tille. “është mjaft e rëndësishme për arsye se do t’i shërbejë jo vetëm mbrojtjes së Shqipërisë, por edhe mbrojtjes së vendeve të Aleancës, nëse një vendim i tillë merre nga Aleanca” tha Malaj.
I pyetur per rreziqet qe mund te sjelle zoti Malaj shprehet: “Për mendimin tim është mbrojtja kundër-raketore, pra është për mbrojtjen. Nuk mendoj se mund të ketë ndonjë rrezik”.
Sistemi i mbrojtjes antirakete, ishte pjese e bisedimeve ne takimet qe sekretari i pergjithshem i NATO-s Rasmusen pati njet dite me pare me autoritetet me te larta te Tiranes.
Taulanta Boja Azhornuar së fundi ( e premte , 30 prill 2010 ) < I mëparshmi