E Diel, 1 Nëntor 2026

Anëtarët e Gjykatave, Alibeaj: Propozimi i socialistëve, guxim i tepruar

Deputeti i Partisë Demokratike Enkeled Alibeaj e sheh si një guxim të tepruar ose keqlexim të Kushtetutes propozimin e socialistëve për të shtuar votat për miratimin e anëtareve të Gjykatës së Lartë e Kushtetuese.

“Më duket thjesht dhe vetëm se kanë lexuar gabim Kushtetutën. Më duket guxim i tepruar. Për mua është thjesht dhe vetëm nxjerrja e një argumenti tjetër për të tërhequr vëmendjen politike dhe për të fshehur ate çfarë është e vërteta. Mungesa e opozitës dhe mosdëshira e tyre për të mos marrë pjesë në këtë proces ” tha Alibeaj.

Gjatë një interviste në “Ora 20:00” në Alsat, ish- ministri i Drejtësisë i bën thirrje opozitës të mos bëjë pis përzgjedhjen e 10 gjyqtarve të rinj.

“Opozita, destruktive sic ka qenë me sjelljen e saj do që të bëjë pis, pikërish në këtë destruktivitet të saj, edhe procesin e përzgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese sepse ajo çfarë e bën të moralshëm, të shëndetshëm, politikisht, juridikisht, profesionalisht, për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese është një përzgjedhje e matur, e pjekur, oferta që do të sillet nga presidenti, procedura e hapur, transparente, që do të bëhet nga parlamenti, nga komisioni i ligjeve” tha Alibeaj.

Elona Gjylmi

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›