Gjykata e Lartë nuk funksionon, Kristo: Presidenti të ndërhyjë urgjent
Presidenti duhet te nderhyje sa me shpejt zevendesimin e anëtareve te Gjykates se Larte. Kete deklarate beri per ALSAT, kreu i Gjykates Kushtetuese, Vladimir Kristo. Ai Kristo tha se zevendesimi i antareve te Gjykates Kushtetuese, eshte nje çeshtje qe pret, pasi kushtetuta parashikon se ato mund te qendrojne edhe përtej mandatit.
“Ka një problem. Unë respektoj vendimmarrjen e presidentit të Republikës. Nuk është normale. Ajo është një gjykatë që ka një ngarkesë të jashtëzakonshme pune dhe ka nevojë urgjente, të domosdoshme të kompletohet. Kjo gjendje krijon vështirësi të mëdha në funksionimin e saj” tha Kristo.
Pyetjes për zëvendësimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të cilëve u mbaron mandati në fund të marsit, Kristo iu përgjigj: “Nuk besoj se ka ngërç kushtetues sepse Kushtetuta e ka parashikuar që mandati i gjyqtarit, pavarësisht se nga pikëpamja juridike deklarohet i përfunduar, ai vazhdon detyrën deri në zëvendësimin e tij nga pasardhësi. Nuk mund të krijohet ndonjë bllokim i gjykatës. Kryetari vazhdon formalisht të drejtojë mbledhjet derisa të zëvendësohet nga pasardhësi i tij ”.
Zoti Kristo sqaron se nëse ka vullnet politik çështja e kutive merr zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese për 2 muaj.
“çdo çështje kërkon kohën e vet dhe koha nuk mund të përcaktohet. Në Gjykatë Kushtetuese ka vetëm një detyrim nga pikëpamja juridike, çdo çështje që vjen ta vërë në lëvizje brenda 2 muajve” tha Kristo.
Keto komente, kreu i Gjykates Kushtetuese, i beri ne kushtet kur deri ne fund te muajit maj do t’i perfundoje mandati 6 anetareve të Gjykatës Kushtetuese, ndersa vete Kristos si kryetar ne fillim te muajit qershor.
Per ceshtjen e pavaresise se sistemit te drejtesise, u referua edhe në takimin per 60 vjetorin e krijimit te Gjykates Kushtetuese Gjermane.
Denada Shkodrani < I mëparshmi