E Diel, 1 Nëntor 2026

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor, emërohet Everest Kazheli

Anton Martini është larguar nga detyra e drejtorit të Hetimit Tatimor, në një tjetër ndryshim në nivelet drejtuese të administratës publike.

Në vend të tij është emëruar Everest Kazheli, i cili vetëm pak ditë më parë u caktua në krye të Drejtorisë Vendore të Kadastrës në Elbasan, por dha dorëheqjen nga kjo detyrë vetëm tre orë pas emërimit. Lajmi raportohet nga “Lapsi”.

Ish-prokurori Anton Martini drejtonte Drejtorinë e Hetimit në administratën tatimore që prej vitit 2024.

Ndërkohë, Kazheli ka mbajtur më herët poste drejtuese në strukturat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Ai ka drejtuar Drejtorinë Vendore të Kadastrës në Fier, si dhe strukturën e ASHK-së në Lushnjë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›