E Diel, 1 Nëntor 2026

Antonini: Vatikani nuk ka arsye për të ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës

Nunci Apostolik në Serbi, Orlando Antonini ka thënë se Selia e Shenjtë nuk sheh ndonjë arsye për të ndryshuar pozicionin e saj dhe të njohë pavarësinë e Kosovës.

Përpjekja e fundit e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi për të influencuar tek Papa i ri që të arrihet vendimi për njohjen e Pavarësisë së Kosovës ka dështuar , shkruan gazeta serbe Veçernje Novosti në numrin e të dielës.

"Kjo nuk është hera e parë që Prishtina ka kërkuar nga Selia e Shenjtë që të njihet Kosova. Sigurisht, ata janë duke përdorur çdo mundësi për të bërë një kërkesë të tillë, sidomos në publik. Në çdo rast, unë mund të përsëris, sidomos duke pasur parasysh negociatat që janë duke u zhvilluar mes Prishtinës dhe Beogradit se Selia e Shenjtë nuk ka asnjë arsye që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe nuk do të ndryshoi qëndrim" - thotë Nunci Apostolik në Beograd Orlando Antonini për të përditshmen serbe.

Gjithashtu, gazeta serbe ka konfirmuar mbështetjen e 4 shteteve anëtare të BE-së - Greqisë, Qipros, Spanjës dhe Sllovakisë, se nuk kanë ndryshuar qëndrim ndaj mos-njohjes së Pavarësisë së Kosovës.

Sipas të përditshmes serbe, "edhe ambasadori Egjiptian në Beograd Ali Galal Abdel Aziz ka dhënë indikacione se Qeveria Egjiptase ende nuk e ka njohur Kosovën dhe se me kujdes është duke e përcjellë dialogun në Bruksel".

Ish ambasadori serb në Berlin Ognjen Pibiçeviq thotë se shtetet e fuqishme që mbështesin njohjet e Kosovës , lobingun e tyre do ta orientojnë në dy drejtime .

"Ky lobim do të shkoi në dy drejtime. Presioni i parë do t’i bëhet 5 vendeve anëtare të BE-së dhe presioni i dytë drejt Egjiptit. Shumë është e rëndësishme se çka do të bëjë Kajro. Sepse, ndikimi i Egjiptit, pas Arabisë Saudite dhe Iranit është shumë i madh si një shtyllë e botës arabe."/Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›